Drejtat e Punës

Për ne

Njihni të Drejtat Tuaja të Punësimit (Know Your Employment Rights) është një platformë në internet që do t'ju ndihmojë të vizualizoni më mirë dhe ndërgjegjësoni për promovimin e të drejtave të punësimit në Kosovë. Karakteristika kryesore e Platformës në ueb është mundësia e raportimit të shkeljeve të të drejtave të punës së bashku me burimet e të mësuarit në internet dhe ndihmën ligjore të ofruar falas. Platforma Online është e gjithanshme dhe e shkallëzuar dhe do të jetë një mjet i lehtë për t’u përdorur.

ngo LENS

LENS është një organizatë e pavarur, jo politike dhe jo fitimprurëse, me bazë në Prishtinë, Kosovë. Është themeluar më 20 Maj 2010 nga ekspert të fushës së komunikimit dhe teknologjisë informative, aktivist të të drejtave të njeriut dhe entuziast të shoqërisë së hapur. Ideja e themelimit të LENS-it vjen si rezultat i interesit të përbashkët në rritjen e përdorimit të teknologjisë duke shfrytëzuar mundësitë që ajo ofron duke ngritur njëkohësisht vetëdijen rreth dëmeve si pasojë e keqpërdorimit të saj.

FUSHËVEPRIMI

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare, mbrojtja e të drejtave të privatësisë, promovimi i medieve të lira dhe profesionale, mundësimi i ushtrimit të të drejtave të individëve dhe komuniteteve nëpërmjet qasjes më të mirë në informacion, inkurajimi i autoriteteve qendrore dhe lokale që të adresojnë më mirë nevojat e komunitetit.

MISIONI YNË

Misioni i LENS-it është që të kontribuoj në zhvillimin e demokracisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë në informacion. LENS-i është i përkushtuar të përmirësoj qasjen në internet me kushte të përballueshme, të ndihmoj komunitetin në përdorimin e teknologjisë për zhvilluar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e tij, të siguroj që politikat qeveritare të ndërlidhura me informacionin dhe komunikimin nuk janë kundërvepruese dhe t’u jap mundësi individëve, grupeve dhe organizatave që të përdorin teknologjinë informative dhe komunikuese për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme